Interi nuk do të humbasë kreun, zikaltërit duan më të mirin e Fiorentinës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 21:14

Bota FB Seria A Të fundit

Interi nuk do të humbasë kreun, zikaltërit duan më të mirin e Fiorentinës

Interi po mendon të sjellë në “San Siro” njërin prej lojtarëve më premtues të futbollit italian Federiko Kiezën.

Federico-Chiesa
Skuadra nga Firence po përjeton një sezon të vakët në kampionatin italian duke parë se ekipi vjollcë nuk po përmbush pritshmëritë e fillimit të sezonit.

16 pikë pas 15 javëve japing një panoramë të zymtë të skuadrës italiane. Drejtori i Interit Xhusepe Marota do të ketë mundësinë nesër të zhvillojë një bisedë me drejtuesit e Fiorentinës, me të cilët do të përballen në kuadër të javës së 16 të kampionatit italian.

Kieza është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në tregun italian. Duke parë marrëdhënien e mirë mes dy klubeve mund të krijohet mundësia që 22-vjeçari të veshë fanelën e Interit.

Me të në formacion, Interi do të kthehej në një ekip solid dhe kompakt.|

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com