Interi nis revolucionin e dytë, Konte tani pëlqen Kantenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 12:30

Interi nis revolucionin e dytë, Konte tani pëlqen Kantenë

E kush i kujton Ikardin, Perisiçin e Naingolanin. Por përgatituni, nuk ka mjaftuar ai i një sezoni më parë, është gati një tjetër revolucion në ambientet e Interit. Përndryshe, çdo skenar mbetet i hapur, edhe ai i një ndarjeje. Ekziston synimi për të vendosur dorë gjerësisht tek organika, në hyrje dhe në dalje. Ka ndryshuar strategjia: do të dëgjohen për të gjithë oferta.

ikardi 1

SËRISH EDIN – Kura e Kontes nis nga një konfirmim dhe kalon te përforcime me peshë në çdo repart. Konfirmimi është ai i Lautaros, që trajneri dëshiron të mbajë. Megjithëse në sulm trajneri kërkon një blerje të nivelit të lartë. Dhe emri nuk është i ri: Edin Xheko, edhe pse gjithçka do të varet nga ajo çfarë do të ndodhë mes Romës dhe boshnjakut.

MESFUSHA – Dora e rëndë do të aplikohet mbi të gjitha në mesfushë, ku për të ardhmen pritet Sandro Tonali. Dhe në bisedimet e muajve të kaluar mes klubit dhe Kontes ka dalë në skenë një kandidaturë prestigjioze: Ngolo Kante, i cili nuk konsiderohet më i pashitshëm për Çelsin. Numri i blerjeve në atë sektor do të varet megjithatë edhe nga shitjet që do të konkretizohen: në dalje janë Borha Valero, Galjardini dhe Vesino.

MBROJTJA DHE KRAHËT – Që Interi ka një problem për t’u zgjidhur në krahun e majtë, është e ditur: sot fokusi është mbi Emerson Palmierin, për të cilin bisedimet kanë nisur. Në prapavijë Konte ka nevojë për një qendërmbrojtës të majtë (favorit Marash Kumbulla) dhe në këtë front është rikthyer në aktualitet emri i Jan Vertongen, kontrata e të cilit skadon këtë sezon dhe lirohet me parametër zero. Megjithatë, Konte nuk do të pranojë zgjedhje të dorës së dytë.

interiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"