Interi nis pazarin te Reali, pas Naços zikaltërit kontaktojnë dhe mesfushorin e “galaktikëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 10:39

Interi nis pazarin te Reali, pas Naços zikaltërit kontaktojnë dhe mesfushorin e “galaktikëve”

Naço Fernandez pritet të jetë një nga afrimet e para të Interit këtë merkato vere, me zikaltërit që duket se janë në bisedime tejet të avancuara me mbrojtësin spanjoll.

benzema naco vinicius sebajos

Por duket se pazari i Zhangut te “galaktikët” nuk ka mbaruar ende, pasi së fundmi Interi ka nisur bisedimet me Realin dhe për Dani Sebajos.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, mesfushori spanjoll është në planet e Inzagit për sezonin e ri, i cili do të ndërtojë një Inter që të shpallet kampion Italie.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"