Interi në situatë të vështirë/ Diktat i klubit, buxheti i pagave të bjerë poshtë 100 milionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 21:12

Interi në situatë të vështirë/ Diktat i klubit, buxheti i pagave të bjerë poshtë 100 milionëve

Interi po punon për uljen e faturës së pagave. Kështu raporton “Tuttosport”, i cili shpjegon se si nga 134 milionë euro që është aktualisht, buxheti për pagat duhet të shkojë në 100 milionë.

stiven zhang

Një ulje e fortë mund të vijë nga shitja e Brozoviçit, që bruto u kushton më shumë se kushdo arkave të Interit dhe nga një reflektim për konfirmimin e Lukakut, i cili nëse huazohet sërish, nuk do të ndodhë me shifrat aktuale jo vetëm të pagës, por edhe të atyre që do të depozitohen në llogarinë e bluve. 30 milionë eurove kursime mund t’u shtohen edhe ato nga lamtumirat e mundshme të Dumfrisit dhe skadencat e kontratave të Handanoviçit dhe lojtarëve të tjerë.

Duke qenë se pritet që rinovimet e Bastonit dhe Çalhanoglusë të rrisin kostot e një Interi që nuk mund të përballojë rritje të tjera dhe shpenzime të mëdha në buxhet, vlerësimi i të rinjve si Asllani po shndërrohet në detyrim për Interin që gjithnjë e më shumë po mbështetet tek autofinancimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"