Interi në orën e së vërtetës, ja plani për të kaluar krizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 17:16

Interi në orën e së vërtetës, ja plani për të kaluar krizën

Pritet ideja, një nga ato që shënojnë sezonin dhe bëjnë të mundur daljen nga “terri”. Tani për Luçiano Spaletin vjen e vështira, por ndoshta edhe pjesa më stimuluese e punës. Duhet një shpikje për të nxjerrë Interin nga balta, për të ndërtuar një skuadër ndryshe nga ajo që u imagjinua gjatë merkatos. Vështirësitë duhen kaluar me punë, sepse me diskriminimet arbitrale (paçka legjitime) nuk shkohet larg.

inter

E TASHMJA DHE E ARDHMJA – Spaleti është një trajner që di të gjejë zgjedhje taktike inovative, karriera e tij është plot eksperimente: Toti si qendërsulmues, Perrota finalizues, Naingolan fantazist, moduli me “tre mbrojtës e gjysmë” e gjëra të ngjashme. Ekziston mundësia (thuajse e imponuar) që kundër Poçetinos trajneri zikaltër të mbështetet te mbrojtja me tre, duke rikthyer në fushë Mirandën e harruar pas penalltisë së shkaktuar javën e parë ndaj Sasuolos. Pjesa tjetër e formacionit është thuajse e ditur (dhe e detyruar), vetëm D’Ambrozio (ende me probleme) mund t’i marrë vendin Kandrevës.

icardi-perisic-brozovic

TRE “SUPERHERONJ” – Momenti që po kalon Interi nuk është nga më të mirët dhe për tre “udhëheqësit”. Humbja brenda fushe kundër Parmës pa si protagonistë Ikardin, Perisiçin e Brozoviçin. Megjithëse protagonistë negativë, ata “ndihmuan” në disfatën e skuadrës, jo në ringritjen e mundshme: “superheronjtë” zikaltër dukeshin njerëzorë. Ndërsa kundër Totenhemit, kthesa duhet të nisë pikërisht nga ata, nuk mund t’u kërkohet shumë të rinjve, edhe nëse dikush mund të jetë “Ninxha”. Ikardi-Perisiç-Brozoviç janë (ose më saktë duhet të jenë) vlera e shtuar e Spaletit, pritet që të luajnë një rol psikologjik, teknik e taktik. Duhet të marrin skuadrën për dore, të jenë zemra e grupit.

ikardii

KAPITEN IKARDI – Mauro Ikardi nuk kishte qëndruar pa gol në tri ndeshjet e para që prej vitit të parë te Sampdoria, kur ishte diçka më shumë se maxhoren. Më shumë se “agjërimi” nga golat, shqetëson prezenca e pakët e shfaqur në 45′ e dyta të luajtura ndaj Parmës. Në krahun tjetër qëndron vështirësia kronike e sulmuesit për të luajtur me skuadrën: të shtunën preku vetëm 9 herë topin dhe pasimet e kryera ishin vetëm tre. Shifra shqetësuese që mund të harrohen vetëm kur shenja “0” të zhduket nga kutia e golave të shënuar.

int

DHE DYSHJA KROATE – Lidhja me Ivan Perisiçin nuk u “ndez” asnjëherë, pavarësisht se kroati kaloi momentin e tij më të mirë në fragmentet e para të pjesës së dytë, pavarësisht se i mungoi vazhdimësia (24 topa të humbur) dhe mbi të gjitha saktësia: 8 goditje, 2 në kuadrat. Nga Brozoviç kërkohen idetë e lojës. Ndaj Parmës nuk i tregoi: rikuperoi 12 herë topin, por gaboi po aq pasime. Kundër Totenhemit çdo gabim mund të kushtojë shumë. Nga të tre pritet një ndeshje liderësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"