Interi në merkato, prenoton yllin e Serisë A në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 15:50

Interi në merkato, prenoton yllin e Serisë A në janar

Simone Verdi po shkëlqen këtë sezon në kampionatin italian, teksa me 4 gola dhe 4 asiste këtë sezon ai e meritoi ftesën nga kombëtarja Italiane këtë vit. Sipas ‘’Tottosport”, Interi ka disa kohë që është i interesua, por Bolonja kërkon 20 milionë euro për të, 20-% të së cilës do ti kalojnë Milanit si ekipi që e rriti.

Verdi

Vetë Bolonja është e hapur për një marrëveshje që në janar. Marrëveshja mund të jetë në formë huazimi me detyrim blerjeje në fund të sezonit, por ama vetëm nëse Bolonja nuk është në rrezik për të rënë nga kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"