Interi në krizë nervash, Jovetiç sherr me Mançinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2015 | 10:23

Interi në krizë nervash, Jovetiç sherr me Mançinin

manciniMelo (dramën) e kanë përjetuar të gjithë. Edhe pse nuk duhet harruar pozicioni aktual i zikaltërve, mund të thuhet se “idiotësitë” e brazilianit kanë qenë vetëm maja e një ajsbergu të formuar gjatë një jave delikate. Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, zikaltrit ditët e kaluara organizuan tri darka (për sponsorët, drejtuesit dhe sektorin e të rinjve) që sigurisht nuk kanë ndihmuar shumë Mançinin. Për këtë motiv thuhet se në “Appiano” nuk janë zhvilluar seanca intensive stërvitjesh.

Pjesa e parë – Kronika e një dite të mallkuar mund të sintetizohet me pak fjalë. Zikaltrit janë të bindur se me më shumë kujdes do të gjunjëzonin edhe Lacion dhe do të kishin mbyllur në mënyrë perfekte katër muaj magjik. Sinjalet e para të një dite negative erdhën në 18:30 të së dielës. Në Pinetina, gjatë mbledhjes së zakonshme teknike, Mançini u komunikoi lojtarëve formacionin zyrtar. Ljajiç, më i mirë për Interin në takimet e fundit, nuk kishte reaguar aspak mirë kur mësoi se s’ishte mes titullarëve. Me të mbërritur në stadium serbi kishte qëndruar me kostum në fund të dhomave të zhveshjes. Mançini e kishte dalluar dhe, më pas, e kishte qortuar ashpër. Ljajiç ishte ndërruar dhe së bashku me shokët kishte bërë nxehmje si i përtuar. Aty Mançini i ka thënë stafit të vet të ngushtë: “Sonte do të na mundin, nuk më pëlqen kjo situatë”. Me të hyrë në dhomat e zhveshjes, Manço tentoi që të rikuperonte gjithçka “in extremis” duke ngritur zërin me lojtarët dhe stafin. Pastaj kur pa pjesën e parë e kuptoi se skuadra nuk kishte përqendrimin e duhur dhe se po vraponte kot.

Pushimi  

Ne pushimin mes pjesëve trajneri ishte i tërbuar. Ai u bërtiti të gjithëve dhe, nëse do të kishte mundësi, do të zëvendësonte edhe pesë njëherësh. I komunikoi Jovetiçit se do ta zëvendësonte, por pas tre minutash ndryshoi mendje. Më pas, në pjesën e dytë, aktivizimi i Ljajiçit dhe Brozoviçit ndryshoi fytyrën skuadrës që, pasi barazoi, pa teksa çmenduria e Melos çoi dëm çdo sforco të bërë deri në atë moment.

Përfundimi

Ne fund të pjesës së dytë, lojtarët dhe trajneri ballafaqohen sërish në dhomat e zhveshjesh. Jovetiç mësohet t’i ketë thënë Mançinit se nuk kishte vepruar mirëduke e zëvendësuar pas 13 minutash loje. Ndërkohë që trajneri i është përgjigjur duke e ftuar që të shikonte vendin e tij e të mendonte sesi të luante më mirë. Aty ishin nxehur së tepërmi gjakrat dhe ishte dashur ndërhyrja e Ljajiçit dhe e Guarinit për të evituar kontaktit fizik mes Manços dhe Jovetiçit. Ljajiç kishte marrë malazezin duke i thënë që të ulte zërin ndërsa kolumbiani, pasi kishte treguar mbështetjen e tij për trajnerin, i kishte thënë Jovetiçit që të pushonte e të tregonte respekt për italianin. Pas këtij sherri, Ikardi ishte kapur sërish me fjalë me Melon. Sulmuesi fajësoi si në fushë dhe në dhomat e zhveshjes brazilianin për disfatën e pësuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"