Interi në kërkim të një sulmuesi, Konte telefonon ish-lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 8:54

Interi në kërkim të një sulmuesi, Konte telefonon ish-lojtarin e Juves

Ka gjetur konfirmim lajmi i raportuar ditën e hënë nga “Tuttosport”. Sipas të përditshmes italiane, Interi ka studiuar terrenin me Napolin për të kuptuar mundësinë e një transferimi të Fernando Jorentes në Milano, pasi spanjolli është përfshirë në listën e drejtuesve interistë si rezervë e Romelu Lukakut.

Konte dhe Jorente

Siç ka shtuar ditën e djeshme “Il Mattino”, sulmuesi spanjoll të hënën ka marrë edhe një telefonatë nga klubi zikaltër, me “Axurrët” që do të mund të arkëtonin një shumë të vogël nga largimi i tij. Në çdo rast, Napoli do të merret me këtë negociatë në një moment të dytë, pasi për momentin drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli ka në duar dosjet e Milik dhe Kulibali.

PINAMONTI – Sot pritet të vendoset ndërkohë edhe e ardhmja e Andrea Pinamontit. Sulmuesi i Xhenoas mund të rikthehet tek Interi (që kishte ruajtur të drejtën e riblerjes), së paku sipas burimeve të mediave italiane.

I rëndësishëm do të jetë takimi që do të zhvillohet mes menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, dhe dy klubeve, të rikthyera në raporte të mira pas kalimit të Daniele Faxhanos në skuadrën kuqeblu. Për të veshur sërish Pinamontin zikaltër, Interi do të duhet t’i paguajë Xhenoas 20 milionë euro ose të gjejë zgjedhje të tjera të pëlqyera nga kuqeblutë. Raiola nuk është më i gatshëm të lërë klientin e tij në udhëkryq dhe kërkon një vendim përfundimtar: zikaltrit kanë komunikuar se Pinamonti mund të qëndrojë si sulmues i katërt dhe kjo do t’i kënaqte të gjitha palët.pinamonti

Dy klubet mendohet të kenë arritur një akord paraprak për kalimin e sulmuesit me vitlindje 1999 tek Interi dhe menjëherë pas rikthimit në “Appiano Gentile” do të vendoset për të ardhmen e tij. Mendohet se pas dy sezoneve të kaluara si titullar në Serinë A mes Frozinones dhe Xhenoas, Pinamonti do të ketë mundësi të luajë shanse të ndryshme për të pasur sërish një rol vendimtar në brendësi të skuadrës së Kontes.

Me shumë mundësi, transferimi i tij do të linte të lirë të rinjtë Sebastiano Espozito dhe Edi Salsedo, sulmuesit rezervë. Pra, të gjithë treguesit rikthejnë momentalisht Pinamontin në Milano. Më pas do të vendoset e ardhmja e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"