Interi në kërkim të një mesfushori, zikaltërit interesohen për bashkëkombësin e Lautaros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 15:40

Interi në kërkim të një mesfushori, zikaltërit interesohen për bashkëkombësin e Lautaros

Ndonëse merkato e janarit do edhe tre javë të hapet, te Interi kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do bëjnë në klub.AUSILIO MAROTA

Një nga repartet ku zikaltërit pritet të ndërhyjnë, është ai i mesfushës. Drejtuesit kanë disa emra në listën e tyre të gjatë, ku bëjnë pjesë futbollistë si Vidal, Rakitiç apo edhe Kulusvski.

Megjithatë së fundmi Interi, po vlerëson me vëmendje edhe një futbollist tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin e Udinezes, Rodrigo D e Paul.Rodrigo_De_Paul_Udinese

Ky i fundit pëlqehet shumë nga tekniku Konte, i cili i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë atë në merkaton e ardhshme. Edhe dëshira e argjentinasit është të transferohet tek një klub i madh, dhe një kalim te Interi është i mundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"