Interi në dilemë për Lautaron dhe Skriniarin, Guardiola zgjedh mes njërit prej të dyve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 17:28

Interi në dilemë për Lautaron dhe Skriniarin, Guardiola zgjedh mes njërit prej të dyve

Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola nuk pranon të heqë dorë nga mbrojtësi i Interit Milan Skriniar.

skriniar.milinkovic.lazio.inter.2018.2019.1400x840

Tekniku katalanas kërkon prej gati një viti futbollistin sllovak të skuadrës zikaltër. Pavarësisht se Mançester Siti është pezulluar për 2 vite nga UEFA për të mos marrë pjesë në aktivitetet europiane të futbollit për klube, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajern Mynihut nuk dëshiron të braktisë pistën “Skriniar”.

Një vit më parë Interi refuzoi ofertën prej 65 milionë eurosh të “Qytetarëve”, ndërsa pas një viti drejtuesit zikaltër nuk pranojë ta shesin sllovakun për më pak se 80 milionë euro.

lautaro-martinez

Nëse Interi duhet të mbajë Lautaron, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Barcelona, Interi mund të pranojë të sakrifikojë Skriniarin për të mbajtur në skuadër argjentinasin, por ky opsion duket i vështirë për t’u realizuar pasi trajneri Konte e konsideron të pazëvendësueshëm futbollistin e kombëtares së Sllovakisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"