Interi merr “super-xhiro” në merkato, i bën ofertë “yllit” të Lestërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 14:26

Interi merr “super-xhiro” në merkato, i bën ofertë “yllit” të Lestërit

Roma po e pret, por Auzilio është gati të futet në mes për mesfushorin algjerian të Lestërit. Sipas mediave angleze, Interi ka ofruar 35 milionë euro për të.

Mahrez

Shifër që në fakt konsiderohet e ulët nga “dhelprat”, të cilët duan 50 milionë euro për ta lënë të lirë. Oferta e Interit dhe ajo e Romës është e njëjtë dhe i takon lojtarit të vendosë se ku do të shkojë.

mahrez

Monçi u shpreh optimist se Mahrez do të veshë fanellën verdhekuqe, por interesimi i Interit mund t’i prishë planet Romës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"