Interi merr një “goditje të dyfishtë”, Rafinja i prish planet e merkatos zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 20:11

Interi merr një “goditje të dyfishtë”, Rafinja i prish planet e merkatos zikaltërve

Lajme të këqija vijnë nga merkato në Spanjë, për Interin, Siç raporton RAC1 nga Spanja, babai, njëkohësisht agjenti i Rafinjës, do të jetë në Sevija, për të mbyllur transferimin e djalit të tij tek Real Betis.

rafinja

Rafinja ishte një nga lojtarët më decizivë për Interin sezonin e kaluar, por në fund të huazimit të tij nga Barcelona, zikaltrit nuk e ushtruan të drejtën për ta blerë për 38 milionë euro. Rafinja u kthye tek Barcelona, por mesa duket do të largohet përsëri.

Tashmë, katalanasit po mendojnë ta huazojnë tek Real Betis, me të drejtën që klubi nga Sevija ta blejë për 30 milionë euro në fund të sezonit. Por, përveçse nuk mori Rafinjën, ky është një lajm tjetër i keq për Interin, pasi në ditët e fundit, ata kanë qenë në bisedime me Real Betis, për të shitur Zhoao Marion, përsëri huazim me të drejtë blerje. Kalimi i Rafinjës tek Betisi, do i mbyllte derën kështu portugezit, i cili është kthyer në një barrë ekonomike për klubin e Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"