Interi mendon për pasardhësin e Handanoviç, Strakosha në “pole position”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 11:33

Interi mendon për pasardhësin e Handanoviç, Strakosha në “pole position”

Në verën e ardhshme, Interi mund të pësojë një revolucion për sa i përket portës. Sipas “calciomercato.it”, drejtuesit zikaltër kanë filluar të mendojë për zëvendësuesin e portierit slloven, i cili në korrik do të mbush 35 vjeç.

Handanovic

Kontrata e Handanoviç skadon në vitin 2021, teksa drejtori sportiv, Ausilio, ka gati një listë të gjatë ku në të bën pjesë edhe portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha.

strakoshaa

Ideja e zikaltarëve është të blejnë një portier të ri, premtues dhe me përvojë ndërkombëtare. Strakosha do të ishte një zëvendësues i denjë i Handanoviç, ndërkohë që në listë bëjnë pjesë edhe Kranjo i Kaljarit, Lafont i Fiorentinës, Areloka i PSG, Cilesen i Barcelonës dhe Riko i Fulhemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"