Interi me dhimbje koke, kroati dëmtohet ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 23:23

Interi me dhimbje koke, kroati dëmtohet ndaj Spanjës

Lajme të këqija vijnë për Interin, në këtë periudhë pauze kampionatesh, në datat e lira për ndeshjet e kombëtareve. Mbrojtësi kroat i zikaltërve, Sime Vrsaliko, u zëvendësua nga fusha në ndeshjen ndaj Spanjës, që në minutën e 19-të, prej një lëndimi në gjurin e majtë.

vrsaliko

Ai u zëvëndesua menjëherë nga anësori i Napolit, Marko Rog, por tek Interi fillojnë të shqetësohen, pasi në Itali, Vrsaliko ka luajtur vetëm një ndeshje nga minuta e parë, dhe akoma nuk ka formën e plotë fizike. Për më tepër, ai ka vuajtur edhe gjatë verës nga një lëndim në gju.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"