Interi luan ndaj Slavias, Barcelona pret Dortmundin. Ja të gjitha ndeshjet e sotme në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 9:09

Interi luan ndaj Slavias, Barcelona pret Dortmundin. Ja të gjitha ndeshjet e sotme në Champions

Liga e Kampionëve do të vazhdojë të luhet dhe mbrëmjen e sotme.

uefa champions league

Kompeticioni më i madh europian për klube do të dhurojë ditën e sotme, sfida interesante, ku në sy bie ajo mes Barcelonës dhe Dortmundit.

Ndërkaq në një ndeshje të vlefshme për të njëtin grup, Interi do të luajë në transfertën e vështirë të Slavia Pragës.

Sfidë interesante dhe delikate do të jetë ajo mes Liverpulit dhe Napolit, ku dy skuadrat do të kërkojnë që “vulosin” kualifikimin, për në raundin tjetër.

Sfidat e ditës së sotme:

Valencia – Çelsi 18:55

Zenit – Lion 18:55

Liverpul – Napoli 21:00

Genk – Salcburg 21:00

Slavia Praga – Inter 21:00

Barcelona – Dortmund 21:00

Lajpcig – Benfika 21:00

Lilë – Ajaks 21:00

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"