Interi kërkon kampionin e botës, futbollisti vendos kushtet për transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 15:38

Interi kërkon kampionin e botës, futbollisti vendos kushtet për transferimin

Ndonëse merkato e janarit është ende larg, te Interi kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do bëjnë në ekip.Giroud-picks-the-ball-after-scoring-the-first-goal

Zikaltërit janë duke shikuar për një lojtar në repartin e sulmit, dhe futbollisti që pëlqehet nga italianët është sulmuesi i Çelsit, Olivier Zhiru. Ky i fundit nuk po gjen hapësira te skuadra angleze, për shkak se vendin e titullarit, Lampard ia ka besuar Tami Abraham, i cili po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon.

Përveç Interit, për sulmuesin francez interesohen edhe Dortmundi me Kristal Palasin, të cilët shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje me futbollistin, për ta transferuar në ekipet e tyre.oliver-giroud

Tashmë lojtari ka vendosur një kusht, për të gjitha skuadrat që dëshirojnë ta transferojnë atë. Zhiru kërkon një kontratë për 2 vite e gjysmë, dhe gjithashtu kërkon 8 milionë euro pagë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"