Interi ka një thesar në skuadër, mesfushori zikaltër asistuesi më i mirë i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 21:07


Interi ka një thesar në skuadër, mesfushori zikaltër asistuesi më i mirë i Serisë A

Nikolo Barela po konfirmon formën e mirë të sezonit që la pas. Pas ndeshjes kundër Fiorentinës, italiani siguroi një tjetër asist duke e çuar në 4 të tilla në 5 ndeshjet e para të kampionatit.

BARELA

I dyti më i mirë në Europë, më mirë se ai është vetëm Pol Pogba që ka asistuar 7 herë. Shifrat mund të rriteshin për Barelan nëse Lautaro do ta shfrytëzonte siç duhet mundësinë që i dha italiani kundër violëve.

Barela është tashmë lider i padiskutueshëm, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, ku marrëdhëniet e mira me të gjithë shokët e skuadrës duke u shtuar edhe paraqitjet, pritet ta gradojnë kapiten për sezonin e ardhshëm. E nëse vazhdon me këtë ritëm, mesfushori e ka tashmë të siguruar pushtimin e Serisë A.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/