Interi interesohet për Iniestën, gati një “rrogë kineze” për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 10:41

Interi interesohet për Iniestën, gati një “rrogë kineze” për mesfushorin

“Skuadra luan ashtu siç mesfusha luan”. Kështu ka thënë Vujadin Boshkov (trajner i famshëm serb) dhe njëlloj duket se e mendon edhe Interi. Që pas blerjes së Borja Valeros nga Fiorentina, po mendon për një emër me famë botërore për të plotësuar përfundimisht repartin.

Bufon ndal Iniesten

Lajmi i fundit ka ardhur nga Spanja dhe mban emrin e mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta. Sipas shtypit katalanas, zakonisht i informuar mjaft mirë mbi çështjet e Barçës, Interi duket të ketë kërkuar informacione mbi lojtarin. Përse pikërisht Iniesta? Bëhet fjalë për një nga mesfushorët më të talentuar të të gjitha kohërave, i pajisur me një nivel teknik të lartë dhe një vizion loje që e bën njërin nga regjisorët më të fortë të gjeneratës së tij.

Por Barcelona, nuk duket e gatshme t’i ofrojë rinovimin e kontratës, që skadon vitin e ardhshëm. Arsye këto që kanë bindur drejtorin sportiv zikaltër Valter Sabatini, që të kërkojë informacione të mëtejshme mbi 33- vjeçarin. Interi duket i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një shifër më të lartë se ajo që ka propozuar Barcelona për të arritur akordin, duke arritur edhe në 20 milionë euro në sezon. Ndërkaq, klubi katalanas po provon të marrë firmën e lojtarit në bazë të raporteve të mira që i lidhin prej kohësh.

Iniesta Barca

Vetë trajneri zikaltër, Luçiano Spaleti, kishte bërë me dije pa lojëra fjalësh: “Tek Interi ka nevojë për blerje cilësore, nëse duhet për t’u rikthyer konkurrues në Itali dhe Europë”. Sipas zërave të përcjella nga shtypi italian, mund të marrë jetë edhe një shkëmbim mes Interit dhe Barcelonës. Spanjollët kanë nisur një tratativë me menaxherin e mesfushorit zikaltër, Xhefri Kondogbia. Pra, nuk përjashtohet mundësia e një aksi merkatoje që mund të sjellë një marrëveshje të jashtëzakonshme.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"