Interi i vë syrin zbulimit të Italisë, mund të përfshihet Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 20:18

Interi i vë syrin zbulimit të Italisë, mund të përfshihet Asllani

Kristjan Asllani ndihet i lumtur që ka kaluar në një klub të madh si Interi, duke marrë parasysh që përpara një viti luante me Primaverat e Empolit. Problemi i vetëm për mesfushorin e Kombëtares shqiptare janë minutat e pakta që ai po merr, të cilat në moshën e tij janë tepër të domosdoshme.

asllani

Por nga ana tjetër Kristjani e kupton situatën dhe katapultimin që bëri, teksa në intervistat e tij është treguar i duruar në lidhje me minutat dhe mendon se momenti i tij do të vijë. Ndërkohë, në mediat italiane ka qarkulluar një lajm ku Interi është në kërkim të një mbrojtësi dhe syrin ia ka vënë Xhorxho Skalvinit, lojtarit të Atalantës.

Mbrojtësi 18-vjeçar është një zbulim, madje ishte i grumbulluar me kombëtaren e Italisë nga Roberto Mançini. Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe për këtë Interi mendon edhe hipotezën për të përfshirë edhe Asllanin në këtë transferim, por jo si një shkëmbim të përhershëm, por mesfushori shqiptar të kalojë në formën e huazimit tek Atalanta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"