Interi i uron mirëseardhjen, ekipi i tregon dhëmbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 17:17

Interi i uron mirëseardhjen, ekipi i tregon dhëmbët

Ekipi i Forsinone do të bëhet pjese e elitës së futbollit italian pasi arriti të mundte në 2 ndeshjet e “play off” ekipin e Palermos. Pas kësaj arritje ishte ekipi i Interit i cili i uron mirëseardhjen në Seria A.  Përgjgigja e Forsinone vjen sot në rrjetin social “Twitter” në formën e një shakaje ku shkruan: Faleminderit Inter, ne shpresojmë që të përballemi pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve … Ju e dini, lodhja …”.

Klubi i Forsinone shpreson që të përballet me Interin pas një ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku internistët do të ishin më të lodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"