Interi i ri me stil anglez, zikaltrit kanë “dopioskuadër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 10:35

Interi i ri me stil anglez, zikaltrit kanë “dopioskuadër”

Për një Konte në “stil” anglez mjafton të numërosh. Sançez dhe Lukaku ndodhen në skuadër prej muajsh, Jang sapo zbarkoi. Eriksen dhe Zhiru janë gati t’u bashkohen. Dy prej tyre vijnë nga një tempull i shenjtë si “Old Trafford”; danezit mjafton t’i përmendësh emrin dhe tifozët zikaltër çmenden nga gëzimi; tjetri quhet Olivie, është një sulmues francez që prej disa javësh i është premtuar ish-“profesorit” të tij Konte, duke e ditur që herët a vonë nga Londra do t’i japin leje për t’u larguar.

inter

 ÇIFTE TË ARTA 

Puna në grup imponon nevojën për të organizuar një skuadër të përzier. Nëse ndodhesh dy pikë larg Juventusit pasi fillimisht ndodheshe në krye, do të thotë që është momenti për të zgjeruar horizontet. Dhe ky Inter, që shumë shpejt do të jetë i kompletuar, tani ka një ekip “dopio”. Të zëvendësueshëm ashtu siç dëshiron mjeshtri i stolit, do të mbetet vetëm “defekti” i dështimit të transferimit të Arturo Vidalit që do të garantonte fizikun, një lojtar perfekt për inkursionet dhe me golat e siguruar. Skuadra e ndërtuar nga Konte me elementë të Premier Ligës, ku vrapimet, këmbëngulja dhe presingu janë karakteristikat kryesore, tani ka një tjetër virtyt: për çdo rol nga një alternativë.

fffff

Një nga problemet që ka shoqëruar jo vetëm Interin e tij, por edhe ata të sezoneve të kaluara, mendohet të jetë përfundimisht i zgjidhur: trajneri zikaltër i konsideron të gjithë titullarë dhe kushdo që qëndron në skuadrën e tij herët a vonë do ta ketë shansin për të treguar se sa vlen. Madje, tani në dy role ka edhe një problem… teprie: në krahun e majtë, me transferimin e Jangut, në dispozicion janë edhe Biragi dhe Azamoah. Ndërkohë që në sulm “i sakrifikuari” mendohet të jetë Espozito, më i riu nga të pestë. Megjithatë, sezoni është i gjatë dhe deri në fund do të nevojiten forcat e të gjithëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"