Interi i post-tripletës, shifra të turpshme dhe një ekip i gjithi në kaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 16:31

Interi i post-tripletës, shifra të turpshme dhe një ekip i gjithi në kaos

Interi nuk arrin të ngrihet dhe rrezikon të dalë sot për herë të parë këtë sezon nga zona Champions. Humbja ndaj Xhenoas e thellon momentin e krizës: 1 fitore në 10 javët e fundit (8 pikë të fituara). Dhe po t’i shtosh edhe Kupën, barazimi me Pordenonen dhe humbjen në derbin me Milanin, Interi ka vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit.

kandreva

Nuk është një surprizë edhe pse rënia është vertikale. Analiza e shifrave thotë se pas tripletës, dimensioni i Interit është ky: një ish skuadër e madhe në vështirësi. Starti i këtij sezoni të Spaletit është i njëjtë me atë të Mançinit në 2015-2016. Nga viti 2011, Interi ka fituar më pak se gjysmën e ndeshjeve të kampionatit që ka diskutuar (114 nga 253, 45%) dhe ka humbur 77 (30.4%). Është një statistikë që përkeqësohet edhe më tej nëse llogariten rezultate të tjera. Në mendjen e tifozëve zikaltër në këto momente mbete epopeja e tripletës dhe në veshët e tyre jehojnë premtimet e “Suning”-ut. Por e vërteta është krejt e kundërta.

Fillimisht Morata e reduktori impenjimin e tij në mënyrë progresive, i kënaqur nga sezoni perfekt dhe i dorëzuar nga pamundësia për të qëndruar konkurrues me klubet e tjera të elitës. Pastaj Tohir, i cili u largua nga Interi ashtu siç erdhi, pa lënë asnjë gjurmë në histori. Dhe tani është “Suning”-u, që po i tradhton premtimet e mëdha me të cilat u prezantua. Klubi është pa busull dhe e ka të pamundur të bëjë kthesën në momentin që i duhet të më shumë zëri i të zotit. Zhang Senior është në Nanxhing, Stiven nuk ka forcën dhe rolin për të ndërhyrë dhe drejtuesit italianë rrezikojnë të jenë në kufijtë e një lufte të brendshme të hapur me Spaletin, i cili i akuzon se janë spiunë që bëjnë të qarkullojnë hipoteza merkatoje që dëmtojnë skuadrën.

Në janar duheshin përforcime, por që nuk erdhën. Të paktën duke mos e konsideruar Rafinjën, i cili është një bast i lidhur me rikthimin në kohë për të qenë një ndihmë për skuadrën. Mungojnë investimet dhe qartësia, ka lojtarë pa personalitet dhe një trajner që nuk po e fsheh dot krisjen me drejtuesit. Ky është Interi i sotëm. Surprizë? Jo, ka ndodhur të paktën katër herë të tjera në epokën post-tripletës dhe ka djegur sezone dhe trajnerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"