Interi humbi ndaj Bolonjës, Marota: Konte është ende i inatosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 20:16

Interi humbi ndaj Bolonjës, Marota: Konte është ende i inatosur

Bepe Marota ka zbuluar se trajneri i Interit Antonio Konte është ende shumë i inatosur për humbjen ndaj Bolonjës. Zikaltërit shpërdoruan avantazhin 2-1 me Bolonjan, duke ngjallur edhe pyetje rreth të ardhmes së Kontes.

marota

 

“Ishte një zhgënjim i madh të flaknim tutje tre pikë mjaft të rëndësishme, pavarësisht se luajtëm mirë”, tha drejtori sportiv i Interit Bepe Marota për “Sky Sport Italia”. “Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi, por së bashku me skuadrën, trajnerin duhet ta kalojmë këtë situatë.

Konte është akoma i inatosur . Nervozizmi i tij na tregoi edhe një herë karakterin që ka Konte. Ai kritikon veten dhe dëshiron të arrijë dhe të fitojë sa më shumë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"