Interi huazon talentin te Bordo, nuk kishte një vend titullari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 17:40

Interi huazon talentin te Bordo, nuk kishte një vend titullari

Interi ka huazuar talentin Jan Karamoh te skuadra e Bordosë në Francë. Ai do të jetë aty për të paktën 1 sezon. 20 vjeçari nuk po gjente një vend në formacionin e Spaletit dhe i duhej të luante për të fituar eksperiencë. Ai ka folur si futbollist i Bordosë.

Karamoh

“Kam zgjedhur Bordonë sepse e kam ndjekur edhe kur isha te Kaen. Më pëlqen stili i lojës dhe kanë objektiva të mëdha. Pres që të kem hapësira në fushë pasi tek Interi kam luajtur pak.”, u shpreh Karamoh. Futbollisti me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por me pashaportë franceze, mund të luajë në të gjithë pozicionet e sulmit, por i preferuari i tij është në të djathtë. Këtë sezon ai është aktivizuar vetëm 5 minuta në takimin kundër Sasuolos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"