Interi “fluturon” me Spaletin, një mesatare pikësh për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 11:49

Interi “fluturon” me Spaletin, një mesatare pikësh për titull

Trajner… Luçiano Spaleti!”. Bie sta diumi çdo herë që spikeri i “Meazza”-s, në momentin e leximit të formacionit, arrin te emri i trajnerit toskan. Populli zikaltër njeh atë për komandant dhe e sheh pa dyshim si vlerën e shtuar të një Interi që po udhëton me ritme titulli, pavarësisht një merkatoje të paplotë dhe një skuadre përgjithësisht inferiore krahasuar me “të parat e klasës”.

Spaleti

SHIFRAT – Ndaj rrugëtimi aktual i zikaltërve në kampionat ka krijuar njëfarë përshtypjeje: dhjetë fitore, tre barazime dhe zero humbje. Mes teknikëve më të rëndë- sishëm, duke konsideruar vitin e parë kur janë ulur stolin e një klubi të madh, vetëm Masimiliano Alegri ka bërë më mirë: 2014-’15, njëmbëdhjetë fitore, një barazim dhe një humbje.

Antonio Konte, për shembull, vitin e kaluar me Çelsin mblodhi 31 pikë në 13-të javët e para të Premier Ligës, të cilën në fund e fitoi, ndërsa paraqitja më e mirë si “debutues” e Pep Guardiolës, është ajo në stolin e Barcelonës (2008- ’09), me dhjetë suksese, dy barazime e një humbje. Zhoze Murinjo? Ka prekur dy herë kuotën 32 pikë: në sezonin 2004-05 me Çelsin dhe në 2010-’11 me Realin e Madridit.

Krahasimi

ECURI TITULLI – Shifrat aktuale të Spaletit nuk mundet të mos befasojnë. Që kur është rikthyer në Itali, dy skuadrat e drejtuara prej tij kanë në fakt një mesatare pikësh të mrekullueshme. Pas pesë vitesh në Rusi (te Zeniti i Shën Pjetërbugut), u ribashkua me Romën në janarin e 2016-ës dhe e mbylli fazën e parë me katërmbëdhjetë fitore, katër barazime e një humbje të vetme: 46 pikë, me një mesatare prej 2,42 për ndeshje.

Inter

Vitin e kaluar ngjiti verdhekuqtë në vendin e dytë me 87 pikë, katër larg nga Juventusi kampion i Italisë (2,29 për ndeshje). Pra, duke mbledhur 33 pikët aktuale tek Interi me eksperiencën në Romë, arrin një total prej 166 pikësh në 70 sfida (2,37 mesatarja për ndeshje). Masimiliano Alegri ka grumbulluar 174 pikë në të njëjtën periudhë, por nën drejtimin e një Juventusi stratosferik, një nga më të fortat e historisë bardhezi.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"