“Interi favorit, por kujdes Napolin”, trajneri Reja komenton ecurinë e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 13:30

“Interi favorit, por kujdes Napolin”, trajneri Reja komenton ecurinë e Serisë A

Edi Reja, trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka folur për “Canale 8” mbi garën për titullin e Serisë A duke komentuar favoritët.

Reja Edi

“Për mua Interi me të vërtetë ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë”, u shpreh 75-vjeçari, që i pyetur mbi ecurinë e Napolit si skuadra më në formë e momentit tha:

“Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spaletin. Me të në krye axurrët kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për Skudeton”, përfundoi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"