“Interi është në rrugën e duhur”, trajneri Konte konfirmon mungesën e madhe ndaj Torinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 18:23

“Interi është në rrugën e duhur”, trajneri Konte konfirmon mungesën e madhe ndaj Torinos

Antonio Konte beson se Interi është në rrugën e duhur përpara sfidës ndaj Torinos. Trajneri i zikaltërve lajmëron se nuk do e aktivizojë Lukakun deri sa të mos ketë rrezik për lojtarin.

lukaku

Në një intervistë për “Inter.TV” Konte u shpreh: “Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të minimizojmë gabimet tona. Ne jemi në rrugën e duhur. Po paguajmë shumë për gabimet tona individiuale. Besoj se jemi në rrugën e duhur duke bërë presion dhe duke luajtur lartë. Kjo është një shenjë e stilit tim të futbollit.”

Lukaku u largua nga fusha e lojës në barazimin 2-2 ndaj Veronës pasi ndjeu dhimbje në shpinë. “Lukaku nuk ishte në formë dje. Sot ishte më mirë. Të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është ai për ne. Lukaku me shumë mundësi nuk do luajë në ndeshjen me Torinon, pasi nuk duam të rrezikojmë”, tha ndër të tjera trajneri i interit Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"