Postuar: Gusht 23, 2015 | 23:20
Interi e nis me fitore, Milani mposhtet nga Fiorentina (video)
Inter e ka nisur mbarë sezonin e ri futbollistik në Serinë A. Stevan Jovetic i ka dhënë fitoren zikaltërve në përballjen e parë nda Atalantës.
Sulmuesi malazez Jovetic arriti të kalojë skuadrën në avantazh në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë, duke i dhënë kështu fitoren ekipit.
Në këtë sfidë debutoi dhe talenti i kuqezinjëve Rei Manaj, i cili bëri një paraqitje të mirë për aq minuta sa luajti.
Ndërkohë për kundërshtarin e zikaltërve, Milanin, ka qenë një start aspak i mirë, pasi u mposht 2-0 nga Fiorentina (Alonso 38′, Iliçiç 56′).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"