Interi e kërkon me ngulm, por mesfushori i ofrohet Juventusit. Zbulohet vendimi i bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 16:54

Interi e kërkon me ngulm, por mesfushori i ofrohet Juventusit. Zbulohet vendimi i bardhezinjve

Arturo Vidal është një nga dëshirat më të mëdha te Interi për merkaton e verës, por Barcelona ia ka ofruar atë Juventusit.arturo-vidal-barcelona-2019-20_y9j4rxaih2ot13q1lhnowevk6

Katalanasit prej kohësh interesohen për Miralem Pjaniç, i cili mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në merkaton e verës.

Pikërisht për të mbërritur te mesfushori boshnjak, Barcelona ka futur në marrëveshje Arturo Vidalin, për të cilin nëse do të ndodhte do të ishte një rikthim në Torino.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, drejtuesit bardhezi e kanë refuzuar këtë, pasi duket se nuk e kanë në planet e tyre rikthimin e Vidal. Një lajm ky shumë i mirë për Interin nëse është i vërtetë, me zikaltërit që tashmë do përgatisin sulmin për kilianin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"