Interi e do me ngulm, Juventusi futet në mes dhe kërkon lojtarin e Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 12:16

Interi e do me ngulm, Juventusi futet në mes dhe kërkon lojtarin e Barçës

Ivan Rakitiç me ardhjen e De Jong në skuadër, nuk po gjen më hapësirat dhe minutat e duhura te Barcelona, kështu që në janar mund të largohet.

Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Kroati edhe pse vitet e fundit ka qenë lider në mesin e fushës së katalanasve, nuk është më në skemat e Valverdes. Prej kohësh Interi ka qenë skuadra që ka dashur të përfitojë nga kjo “ftohje” mes palëve. Zikaltrit e duan mesfushorin kroat, për t’i shtuar disa “grimca” përvoje ekipit të Kontes.

Por, siç raporton “Mundo Deportivo”, Juventusi nga ana tjetër është futur në mes dhe nuk përjashtohet mundësia të transferojë kroatin gjatë janarit. Gjatë verës që lamë pas, në tratativa flitej që mund të ishte dhe Emre Xhan, por nuk dihet nëse Barcelona pranon gjermanin.

ivan-rakitic

Duket se “lufta” mes Interit dhe Juves nuk është vetëm në fushën e blertë, por ka kaluar dhe në merkato.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"