“Interi duhet të jetë anti-Juve, kështu ka ndodhur historikisht”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 16:27

“Interi duhet të jetë anti-Juve, kështu ka ndodhur historikisht”

Ish-sulmuesi i Interit, Julio Kruz mendon se vetëm Interi mund t’i bëjë ballë skuadrës së Juventusit. Ai shprehet se historikisht kanë qenë zikaltërit dhe Milani që e ka rivalizuar Juven.

MILAN, ITALY - OCTOBER 6: Julio Ricardo Cruz of Inter Milan celebrates his goal during the match between Inter Milan and Napoli at the San Siro stadium on October 6, 2007 in Milan, Italy. (Photo by Newpress/Getty Images) *** Local Caption *** Julio Ricardo Cruz

“Inter duhet të jetë anti-Juve, kështu ka qenë historikisht,” shprehet ai për Gazzetta dello Sport. “Zikaltrit kanë rivalizuar gjithmonë Juventus, bashkë me Milan. Zikaltrit duhet të rikthehen të luftojnë për titullin kampion dhe Spalletti duhet të punojë në aspektin mendor të lojtarëve.”

Spaleti

Ndërsa i pyetur në lidhje e afrimin e ri të Interit, Lautaro Martinez ai ka thënë: “E kam parë në Argjentinë dhe është një vrasës. Do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur në Itali. Edhe me mua kështu ndodhi. Ka shumë ndryshim mes kampionatit argjentinas dhe atij italian.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"