“Interi duhej të bënte më shumë ndaj këtij Reali”, Kapelo: Nuk më pëlqen loja me 3 mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:05

“Interi duhej të bënte më shumë ndaj këtij Reali”, Kapelo: Nuk më pëlqen loja me 3 mbrojtës

Ish-trajneri italian Fabio Kapelo kritikoi paraqitjen e Interit në sfidën kundër Real Madridit, e cila përfundoi me humbjen e zikaltërve 0-2. Tashmë që kualfikimi për në 1/8-at u ndërlikua akoma më tepër, ish-tekniku i Milanit, Romës, Juventusit dhe Realit kritikoi rreshtimin taktik me 3 qendërmbrojtës.
kapelo

Më tej, ai e quajti të patolerueshme sjelljen e mesfushorit Arturo Vidal, i cili përjashtua nga gjyqtari i takimit me dy kartona të verdhë.

“Interi është keq, s’kishte përqëndrim dhe luante ngadalë. Ishin gjithmonë në vështirësi në mesfushhë me 3 mbrojtës dhe ndiqnin vetëm një sulmues. Në pjesën e dytë, më pëlqeu që luajtën me 4 mbrojtëa. Interim und të kishte bërë më teëpr ndaj këtij Reali, por disa lojtarë si Lukaku nuk ishin fare present. Për një lojtar si Vidali sjellje të tilla janë të patolerueshme”, deklaroi në studion e “Sky Sport” Fabio Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"