Interi do Kavanin, PSG-ja përfiton nga rasti dhe paraqet ofertën për Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 21:39

Interi do Kavanin, PSG-ja përfiton nga rasti dhe paraqet ofertën për Ikardin

PSG-ja dëshiron të blejë Mauro Ikardin.
2IKARDI
Mediat e huaja raportojnë se kampionët e saposhpallur të këtij sezoni në ligën franceze i kanë paraqitur Interit një ofertë totale prej 60 milionë eurosh për të siguruar përfundimisht shërbimet e sulmuesit argjentinas.
kavani2
Me Edinsonin Kavanin, i cili kërkohet me këmbëngulje pala zikaltër, PSG-ja ësht e gatshme tashmë t’i dorëzojë vendin e qendërsulmuesit Ikardit.

Edhe pse prej disa kohësh përflitej se drejtuet e klubit francez nuk ishin të bindur për ta blerë Ikardin në fund të sezonit, 20 gola e tij në 28 ndeshje si dhe skadimi i kontratës së Kavanit me PSG duket se kanë krijur një klimë të re miqësore mes Ikardit dhe klubit.

Ai u huazua te PSG-ja verën e vitit të kaluar, pasi trajneri i Interit Antonio Konte nuk e llogariti në planet e tij duke i besuar Romelu Lukakut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"