Interi dhe Milani lënë mënjanë rivalitetin, “kushërinjtë” shkojnë në Bashkinë e Milanos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 18:01

Interi dhe Milani lënë mënjanë rivalitetin, “kushërinjtë” shkojnë në Bashkinë e Milanos

Stadiumi i ri i Milanos ka bërë bashkë sot Interin dhe Milanin. Ditën e sotme, dy rivalët e përjetshëm kanë dërguar dokumentacionin e plotë në Këshillin Bashkiak për projektin e ndërtimit të impiantit të ri të futbollit italian.
stadio_san_siro_vuoto.0
Sipas mediave italiane, dy superfuqitë e futbollit italian dhe europian kanë dërguar propozimet për hapësirën rreth stadiumit të ri që do të përdoret për nevoja publike dhe argëtuese si dhe për koston financiare të këtij investimi.

Pritet vendimi i Këshillit Bashkiak të Milanos pas këtij hapi të hedhur nga të dyja  klubet.

Prej kohësh është përfolur për ndërtimin e një stadiumi të ri në Milano, por Këshilli Bashkiak i qytetit ka ngadalësuar përfundimin e këtij proçesi duke kërkuar plotësimin e shumë hapave burokratike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"