“Interi dhe Milani kanë diçka më shumë këtë kampionat”, Gasperini: Gjimshiti është superior ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 18:20

“Interi dhe Milani kanë diçka më shumë këtë kampionat”, Gasperini: Gjimshiti është superior ndaj…

Atalanta ka një test të vështirë pasditen e nesërme ku do të përballet me Interin për javën e 6-të të Serisë A. Në konferencën për shtyp prag ndeshjes, trajneri Xhan Piero Gasperini foli për objektivat e Atalantës si dhe vlerësoi Gjimshitin si superiore ndaj shokëve të skuadrës në mbrojtje.

Gasperini.Atalanta.2020.211.750x450

‘’Ne duhet të jemi të përulur dhe duhet të mendojmë ndeshjes pas ndeshje. Interi, Milani dhe Napoli sigurisht që kanë diçka më shumë.

Është e padobishme që të pretendojmë titullin. Fiorentina dhe Torino janë në të njëjtin rang me ne. Është e qartë se ne do të përpiqemi të përmirësohemi duke shpresuar që dikush të pengohet. Edhe Juve, pasi ka filluar keq, do të jetë në gjendje të rimëkëmbet. Do të jetë një kampionat shumë i vështirë për të gjitha skuadrat, të gjitha janë forcuar”.

Lukaku ishte një referencë e sigurt, ata punuan pak në ndërtimin e lojës, por e çuan me lehtësi përpara falë tij. Ne duhet të ta kufizojmë lojën pa top të Interit.

Mbrojtja? Gjimshiti dhe Toloi janë superiorë ndaj Palominos dhe Demiralit, por kemi Lovaton dhe Skalvinin, i cili do të ketë një të ardhme të mirë. Çdo gjë është e mundur, nuk ka të paprekshëm’’.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"