Interi dhe Juventusi garojnë për të, Kumbulla: Jam i ftohtë, më kanë bërë tillë njerëzit rreth meje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 11:21

Interi dhe Juventusi garojnë për të, Kumbulla: Jam i ftohtë, më kanë bërë tillë njerëzit rreth meje

Mbrojtësi i Veronës dhe Shqipërisë Marash Kumbulla u shpreh i kënaqur për rinisjen e sezonit të skuadrës verdheblu me fitore ndaj Kaljarit ditën e djeshme.
kumbulla-marashi-681x450
Pas takimit, 20-vjeçari u shpreh për “DAZN” se është shumë i qetë rreth lajmeve të merkatos së futbollit që shtojnë se Interi dhe Juventusi e dëshirojnë qendërmbrojtësin kuqezi.

“Shokët më thanë se nuk e meritoj të jap intervistë? Janë djem të mirë. Kanë të drejtë. Bëmë ndeshje të mirë. Ishte një fitore e rëndësishme.

Vazhdimësia – Donim të luanim sërish. Nuk jemi në 100%-shin tonë, por dalëngadalë do të kthehemi aty ku ishim në muajin mars.
inter-juventus
Thashethemet se e kërkojnë Interi dhe Juventusi – Jam tip i ftohtë. Është falë njerëzve rreth meje metë cilët stërvitem dhe punoj çdo ditë duke filluar që nga trajneri e deri te klubi”, u shpreh Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"