Interi del hapur, 3 vite kontratë sulmuesit të PSG-së. Perfekt te 3-5-2 me Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 20:25

Interi del hapur, 3 vite kontratë sulmuesit të PSG-së. Perfekt te 3-5-2 me Lukakun

Shtatë vite e dyqind gola më vonë. Interi, që duket se ka vendosur përfundimisht të ndahet nga Mauro Ikardi, e që po rrezikon të shohë t’i largohet edhe Lautaro Martinez, nuk ka dëshirë të gjendet i zbuluar në sulm.

kavani

Prandaj ideja për të rikthyer Edinson Kavanin në Itali është reale: u largua nga Seria A në vitin 2013, si kryegolashënues, e mund ta rigjejë pasi është bërë goleadori i historisë së PSG-së. “Matador” nuk është më një kandidat, por diçka më shumë.

Joshja e parë e shpallur në janar, kur Edinson u përgjigj se dëshironte të përfundonte sezonin në Paris, tani po vazhdon me më shumë intensitet. Nuk jemi ende në fazën e propozimeve zyrtare në kontratë, por klubi zikaltër po mendon të përgatisë një për të fituar zemrën e lojtarit në skadencë kontrate.

KANDIDAT I FORTË – Ideja është ajo e një akordi trevjeçar, një lidhje e gjatë për një 33-vjeçar. Oferta e rëndësishme nevojitet për të bindur futbollistin mbi besimin e Interit dhe mbi mundësinë për të ndryshuar ende fatet e një klubi e njëkohësisht të ngushtojë diferencën ekonomike mes pagës aktuale të uruguaianit (12 milionë euro) dhe tavanit të pagave zikaltër, më saktë 7,5 milionët me bonuse që kanë bindur Lukakun dhe Eriksenin. Një shifër që në ambientet interiste nuk duan të kalojnë për ekuilibrat në bilanc dhe në grup.

lukaku

 PROFILI – Nëse Barcelona do bëjë llogaritë e duhura për të bashkuar Lautaron me Mesin, dyshja Lukaku-Kavani duket një pikëvazhdim i mirë. Uruguaiani do të siguronte jo vetëm gola, por edhe një eksperiencë ndërkombëtare dhe një profil tekniko-taktik që duket se përshtatet mirë me shokun e ri dhe me filozofinë e Kontes. Rezistenca e mirë fizike dhe gatishmëria për t’u sakrifikuar në fazën pa top janë pa dyshim “përbërësit” e tjerë që e kanë shtyrë trajnerin ta cilësojë si objektiv, madje me një kërkim që ka nisur nga kohët e Çelsit.

Krahasuar me lojtarin që në fillim të karrierës lëvizte përgjatë gjithë sulmit, sot pëlqen të qarkullojë veçanërisht në zonat qendrore, megjithatë tek Interi nuk do të përbënte problem. Ndërkohë, me kampionatin të fituar në tavolinë për shkak të emergjencës nga Koronavirusi (Liga 1 pezulloi kampionatin), PSG po pret të përfundojë sezonin në Europë.

Skuadra e Tomas Tuhel do të bashkohet më 22 qershor dhe Kavani me siguri do të jetë. Megjithatë, i ka shprehur Leonardos dëshirën për t’u larguar dhe në një kontakt të parë (jozyrtar) me Interin ka kërkuar një pagë prej 8 milionë eurosh për dy sezone: shumë pranë me 7,5 plus bonuse që përfitojnë yjet interiste.

Inter.2019.20.abbraccio.esultanza.750x450

EVOLUCION – Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Interi do të ketë në grup një lojtar që nuk mund të jetë fizikisht ai që u largua nga Napoli, por që gjatë aventurës së tij franceze i ka shtuar shumë elemente bagazhit të tij tekniko-taktik, duke u mësuar të “bashkëjetojë” me shokë reparti shumë të ndryshëm e duke u vendosur gjithmonë në shërbim të skuadrës.

Kur u transferua te PSG, u vendos në të majtë të një “tredhëmbëshi” ku Ibra ishte në qendër, më pas i mori pozicionin suedezit kur ky u largua. Më vonë pas shpenzimeve të katariotëve u përshtat edhe në një sulm që kishte Mbapenë si pikë referimi dhe Nejmarin yll. Nuk ka shkuar gjithmonë mirë, por Kavani ka vazhduar të shënojë: krahasuar me këto, përshtatja me Lukakun dhe me një modul me dy sulmues do të ishte një shëtitje.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"