Interi “celebron” Handanoviçin, 100 ndeshje me portën të paprekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2019 | 13:30

Interi “celebron” Handanoviçin, 100 ndeshje me portën të paprekur

Pasi ka marrë shiritin e kapitenit tek Interi, Samir Handanoviç vazhdon të koleksionojë kënaqësi të tjera: portieri “veteran” slloven po tregon se është një siguri brenda katërkëndëshit të blertë.

GettyImages-1035614992-696x464

Normalisht, prania thuajse e përhershme në fushë, me përjashtim të ndeshjeve modeste, bën që rendimenti të ketë uljet e veta. Megjithatë, klubit zikaltër përmes një postimi në “Twitter” ka nxjerrë në pah një statistikë të jashtëzakonshme.

SHIFRA – Në Frankfurt-Inter 0-0, sfida e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Europës, Handanoviç ka arritur të mbajë rrjetën e paprekur për herën e 100-të me fanellën interiste; një e dhënë, së cilës i shtohen edhe zero golat e pësuar deri tani në kompeticionin europian, vetëm 7 në Serinë A (mbrojtja e tretë më e mirë) dhe 7 në Champions.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"