Interesimi për Dajën, reagon Partizani: E vlerësojmë shumë, por Sormani ka mbështetjen tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 12:51

Interesimi për Dajën, reagon Partizani: E vlerësojmë shumë, por Sormani ka mbështetjen tonë

Ilir Daja është padyshim një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, teksa këtë e kanë treguar rezultatet në skuadrat që ai ka drejtuar.ilir dajaaa

Edhe këtë sezon, në radhët e Skënderbeut, ka arritur rezultate të shkëlqyera, por largimi i tij nga skuadra bardhekuqe është i mundshëm  dhe për këtë arsye shumë klube e projektojnë në drejtimin e tyre.

Emri i teknikut të korçareve është lidhur edhe me Partizanin, që këtë sezon po kalon shumë vështirësi. Megjithatë klubi i kuq, ka reaguar duke thënë se e vlerësojnë Dajën maksimalisht, por besojnë te Sormani.

Reagimi i plotë:

Nisur nga lajmi që prej ditësh po qarkullon në media dhe portale të ndryshme në vend, FK Partizani ka detyrimin moral përkundrejt opinonit sportiv, por sidomos ndaj punonjësve dhe tifozerisë së skuadrës për të përgënjeshtruar lajmin se klubi është në kontakte me trainerë të tjerë për të marrë drejtimin e ekipit. FK Partizani dëshiron të informojë, sqarojë mediat dhe sportdashësit, se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit për të punuar të qetë në arritjen e objektivit të mbetur në këtë sezon jo normal si ky i këtij viti, i kondicioniuar thellësisht nga situata e krijuar prej pandemisë.

Saktësojmë se këto lajme nuk bëjnë gjë tjetër përveçse tentojnë të shpërqëndrojnë ekipin nga detyra për ta mbyllur këtë fund kampionati me përpjekjet maksimale. E vlerësojmë dhe respektojmë trainerin Ilir Daja për atë çka arritur në drejtimin e mjaft ekipeve në kampionatin tonë, ashtu si respektojmë dhe klubin e Skënderbeut për kampionatin dinjitoz që po zhvillon, por ky reagim i yni vjen për të respektuar garën dhe mos prishur kurrsesi ekuilibrat në këtë fund sezoni. Ndaj kërkojmë nga të gjitha mediat që të jenë korrekte në pasqyrimin e informacioneve ashtu sikurse Partizani mbetet gjithmonë bashkëpunues me të gjithë dhe kërkon të trajtohet në të njëjtën mënyrë.

GHJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"