EKSKLUZIVE/ E kërkon Tirana për në verë, flet sulmuesi i Kastriotit: Ja kur do flasim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2021 | 13:40

EKSKLUZIVE/ E kërkon Tirana për në verë, flet sulmuesi i Kastriotit: Ja kur do flasim

Devid de Silva është zbulimi i sezonit te Kastrioti, duke shënuar 9 gola dhe duke rënë në sytë e shumë skuadrave. Sulmuesi brazilian tregohet modest kur pyetet për interesimin që ka pasur Tirana, një skuadër që ai i ka shënuar rregullisht këtë sezon.

De Silva Kastrioti Apolonia

“Nuk është koha për të folur për merkaton. Të përfundojmë një herë sezonin aktual. Jam i përqendruar totalisht te Kastrioti. Dua të bëj më të mirën këtu dhe të vazhdoj të shënoj sa më shumë”, ka thënë shkurtimisht sulmuesi De Silva, i pyetur nga “Panorama Sport” rreth interesimit të Tiranës, që kërkon ta afrojë golashënuesin brazilian në merkaton e verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"