Interesimet e shumta për Kumbullën, Verona ngre çmimin e lojtarit. Ja sa kërkon për mbrojtësin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2020 | 12:31

Interesimet e shumta për Kumbullën, Verona ngre çmimin e lojtarit. Ja sa kërkon për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën.kumbulla-850x450

Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin.

Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe do të përpiqen ta transferojnë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Verona, që tashmë ka ngritur çmimin e futbollistit. Ndryshe nga më parë kur kërkonte 25 milionë euro, tashmë klubi i futbollistit shqiptar kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, çmim që përsëri mund të rritet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"