Interesimet e shumta në drejtim të tij, Verona rrit çmimin për Kumbullën. Ja sa kërkon tani për mbrojtësin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 14:18

Interesimet e shumta në drejtim të tij, Verona rrit çmimin për Kumbullën. Ja sa kërkon tani për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A për këtë sezon dhe me të drejtë interesimet në drejtim të tij janë të shumta.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha si Lacio, Inter, Napoli, Çelsi, Totenhem dhe Junajtid, teksa pritet të jetë një luftë e madhe për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit.

Pikërisht nga kjo kërkon të përfitojë sa më shumë Helas Verona që ka kartonin e lojtarit, të cilët tashmë kanë rritur edhe çmimin për ta lënë atë të lirë.

kumbulla milik

Sipas mediave italiane tashmë Verona kërkon 30 milionë euro për shërbimet e futbollistit, vlerë kjo që mund edhe të rritet në të ardhmen, duke ditur që nga 20 milionë euro që ishte vlera fillestare tashmë është rritur me 10 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"