Interesim nga Luftëtari, Tomori “humbet” talentin 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 21:56

Interesim nga Luftëtari, Tomori “humbet” talentin 18-vjeçar

Skuadra e Tomorit është kthyer në një “supermarket”, jo vetëm për ekipet e Kategorisë së Parë, por edhe për ato të Superiores. Burime të besueshme të “Panorama Sport”, bëjnë me dije se 18-vjeçari Erald Hyseni mësohet se është objektivi i radhës i skuadrës së Luftëtarit, ndërsa vetë futbollisti shprehet: “Mendoj se është shumë shpejt për të folur në lidhje me këtë çështje.

hyseni

Luftëtari është pa dyshim klubi i vetëm që po promovon talentet në elitën e futbollit dhe sigurisht që diçka e tillë do të më pëlqente. Megjithatë, unë kam pasur disa oferta serioze gjatë kësaj periudhe, mirëpo nuk mund të zbuloj askënd pa hedhur firmën në kontratë. Kryesisht ofertat e deritanishme janë nga Kategoria e Parë, por nuk mungojnë as ato nga Superiorja. Në momentin që do të kem tentativa serioze për të lëvizur nga Tomori, atëherë quhet detyra ime dhe e klubit për t’ju informuar në lidhje me këtë gjë”, ka thënë mesfushori, i cili pas Bitrit duket se do të jetë largimi i dytë i beratasve drejt Superiores.

Eris Sylyku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"