Interesim nga Katari për Interin, menaxheri i “BC”: Klubi duhet të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 8:50

Interesim nga Katari për Interin, menaxheri i “BC”: Klubi duhet të jetë…

Parashikohet të jenë ditë vendimtare për të ardhmen e klubit të Interit, për të kuptuar nëse “Suning” do të qëndrojë në krye duke gjetur një partner në minorancë apo nëse familja Zhang do të shesë kotat e plota (68,55%).SUNING INTER KONTE

Mes zërave të shumtë edhe ai i interesimit të një fondi nga Katari, por diskutimet më të avancuara mbeten ato me “BC Partners”, fondin londinez që ka kryer verifikimet e bilanceve zikaltër. Java e porsanisur mund të sjellë risi dhe në këtë drejtim nuk duken të rastësishme deklaratat e Nikos Statopulos, menaxherit të “BC”: “Interi? Normalisht nuk mund të komentoj akorde të parealizuara, ka deklaruar për “Bloomberg” personi që po vazhdon negociatat me familjen Zhang.

“Megjithatë, me siguri po vlerësojmë një investim në sport, në Liga po klube. Dhe klubi duhet
të jetë me mundësi të larta konkurrimi në nivelet e larta”.

EDHE NJË FOND NGA KATARI – Përtej problemeve me fondet, pasojë e krizës nga pandemia (probleme të përballura përmes largimit nga sektorë jostrategjikë dhe me shitjen e një pjese të aksioneve dy kompanive shtetërore) “Suning” është bllokuar nga qeveria kineze për investimet jashtë vendit në sport. Pronësia e Interit prej kohësh ka treguar seriozitet kundrejt klubit zikaltër dhe tifozëve, ka garantuar menaxhimin e projektit deri në fundin e vitit, pa fshehur nevojën për të parë përreth në kërkim të aksionerëve të rinj.

“BC Partners” mbetet për momentin më i interesuari, me ofertën e fundit që ka prekur kuotën 800 milionë euro. Megjithatë, është përfolur edhe për një përshpejtim të një fondi nga Katari.

Suning
KONFIRMIM PËR PAGAT – Shumë shpejt Interi mund të marrë konfirmimin edhe të një tjetër lajmi: pagesën brenda 16 marsit të rrogave të prapambetura të janarit, kjo pas arkëtimit të 280 milionë eurove si pasojë e shitjes së kuotave të sipërpërmendura të “Suning.com”. Do të ishte një sinjal nga “Suning”, më pas për të ardhmen më të largët mbetet gjithçka e hapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"