Interesim i vakët për ndeshjen, ja shqetësimet e tifozëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 12:51

Interesim i vakët për ndeshjen, ja shqetësimet e tifozëve të Tiranës

Sot, në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, luhet supersfida e Grupit B. Tirana do të presë Tomorin në një sfidë ku të dy ekipet njohin përballje të forta mes tyre në të kaluarën.

fanatics policia

Por, ndeshja e sotme rrezikon që të ndiqet në stadium nga një numër i vogël tifozësh. “Tirona Fanatics” e ka deklaruar tashmë publikisht se nuk hyn në stadium për shkak të rregullit të vendosur që çdo tifoz që do të hyjë, duhet të paraqesë kartën e identitetit.

Tirona fanacis

Gjithashtu, orari 14:00 në një ditë pune dhe shkolle pritet të ndikojë negativisht. Ndërkaq, biletat për këtë sfidë kushtojnë 600 lekë në tribunat A e B dhe 300 në tribunat C, D, E, F, G. Edhe për miqtë bileta do të kushtojë 300 lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"