Interesim i jashtëzakonshëm për Ballkanin, shiten të gjitha biletat në “Fadil Vokrri” për sfidën e nesërme kundër Sivasporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 12:21

Interesim i jashtëzakonshëm për Ballkanin, shiten të gjitha biletat në “Fadil Vokrri” për sfidën e nesërme kundër Sivasporit

Ballkani pret në stadiumin “Fadil Vokrri” turqit e Sivasporit në sfidën e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Konferencës.

ballkani 1

Duke parë fitoren fantastike që skuadra e Ilir Dajës arriti një javë më parë në Turqi, tifozët nuk kanë nguruar dhe kanë marrë menjëherë biletat për sfidën që do të luhet në Prishtinë.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Ballkani bën të ditur se të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur.

“Biletat e shitura 100%!!! Faleminderit shumë të gjithë tifozëve për këtë interesim të jashtëzakonshëm. Nesër e gjithë Kosova në stadium për Ballkanin”, shkruajnë kampionët e Kosovës në postimin e tyre në rrjetet sociale.

ballkani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"