Interesim i çmendur për Kumbullën/ Nga Milani te Çelsi dhe Dortmundi, zbulohen 10 klubet që kanë dërguar skaut në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 19:12

Interesim i çmendur për Kumbullën/ Nga Milani te Çelsi dhe Dortmundi, zbulohen 10 klubet që kanë dërguar skaut në stadium

E besoni apo jo, plot 10 klube kanë dërguar zyrtarisht skuatët e tyre në tribunë, për të vëzhguar mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbullën, në sfidën mes Veronës dhe Xhenoas, të vlefshme për javën e 19-të të Serisë A.

kUMBULLA58

Mbrojtësi shqiptar, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, teksa “Sky Sport” ka arritur të sigurojë listën e klubeve, që kanë përfaqësuesit e tyre në tribunë, për të ndjekur Kumbullën.

Bëhet fjalë për skuadrat e Mançester Junajtid, Çelsit, Juventusit, Milanit, Borusia Dortmund, Atalanta, Betis, Fiorentina, Sauthempton, Ajntrakt Frankfurt.

marash kumbulaaa

Pjesa e parë e sfidës Verona – Xhenoa u mbyll me avantazhin 0-1 të skuadrës mike, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të futbollistit Sarabia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"