Interesi për “Klasiken” Dortmund-Bajern/ Vetëm 15 mijë tifozë në stadium, më shumë se 22 milionë në… TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 10:50

Interesi për “Klasiken” Dortmund-Bajern/ Vetëm 15 mijë tifozë në stadium, më shumë se 22 milionë në… TV

Dortmund-Bajern, supersfida që do të ulë para ekranit më shumë se 22 milionë teleshikues dhe 15 mijë të tjerë që do të jenë në stadium.

DORTMUND BAJERN 1

Një numër i vogël ky duke pasur parasysh kapacitetin prej 81 mijë vendesh që disponon “Signal Iduna Park”.

Por, numri i infektimeve në Gjermani është shtuar shumë në javët e fundit duke bërë që disa stadiume të mbyllen totalisht për shkak të situatës së krijuar.

Kujtojmë se situata është më e rënduar në Bavari, aty ku kampionët e Gjermanisë janë të detyruar t’i luajnë ndeshjet e fundit të këtij viti pa praninë e tifozëve.

Një masë kjo që pritet të ndryshojë në fillim të 2022-shit, gjithmonë në varësi të numrit të infektimeve. Ndërkohë, stadiumi në sfidën e sotme me siguri do të kishte qenë i mbushur në kapacitetin maksimal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"