“Interesante po të luanim me një grup”, administratori i Dinamos: Duam Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 21:30

“Interesante po të luanim me një grup”, administratori i Dinamos: Duam Superioren

Ermal Barushi, administrator i Dinamos, e thotë hapur se blutë duan vetëm titullin.
Ermal Barushi
“Po ta shikojmë në aspektin e shtrirjes së ndeshjeve, ku me një grup ballafaqimet do ishin vajtje-ardhje, gara do ishte interesante. Do luanim me Flamurtarin, Luftëtarin, Lushnjën, Tomorin, Besën, Elbasanin etj. Megjithatë, edhe me dy grupe, ku skuadrat e njohin njëra-tjetrën, jemi të kënaqur. Niveli i skuadrave në Grupin A është i lartë, me ekipe me objektiva të qartë. Për Dinamon objektivi është titulli kampion. E nisim në Shijak dhe respektojmë kundërshtarin, por duam fitoren. Në emër të Dinamos dua t’u uroj suksese të gjitha skuadrave”, tha Barushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"