Interes i ulët i tifozëve shqiptarë, skocezët mund të bëjnë ligjin në “Loro Boriçi”. Ja sa bileta janë shitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 14:14

Interes i ulët i tifozëve shqiptarë, skocezët mund të bëjnë ligjin në “Loro Boriçi”. Ja sa bileta janë shitur

Interesi i tifozëve shqiptarë për të ndjekur ekipin Kombëtar është ulur ndjeshëm. Mjafton të shikoni ndeshjet e fundit në shtëpi dhe krahasimi është i evitueshëm. Ditën e nesërme, Shqipëria do të përballet mes Skocinë në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Grupin A të Ligës së Kombëve.

tifozet shqiptare

Ky sfidë do të startojnë në orën 20:45. Kur na ndan vetëm 1 ditë nga starti i ndeshjes, mësohet nga agjencia e shitjes së biletave, se në total janë shitur vetëm 6 mijë bileta, nga këto 2 mijë i përkasin tifozëve skocezë, që duket se kanë pushtuar kryeqytetin ditët e fundit.

flamuri shqiptar ne skoci

Edhe pse shqiptarët i lenë gjërat për në minutat e fundit, atmosfera në stadium pritet të jetë e vakët. Nuk është çudi që skocezët të bëjnë ligjin dhe të dominojnë ndaj publikut shqiptar.

Skocezët

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"